Dacic ‘vajton’ të rusët për Kosovën, e përmend edhe Nishin!

Shqiptarët nuk e kuptojnë se situata dhe bota ka ndryshue, tha sot në Soçi zavendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm serb Ivica Dacic.

Në nji konferencë për media, mbas takimit me diplomatin rus Sergej Lavrov, ai tha se kërkesat e shqiptarëve janë dëshmi e mungesës së gadishmënisë për kompromis.

“Të gjithë duan projektin e Shqipërisë së Madhe dhe për ata e gjithë kjo është pak, duan të vijnë në Nish. Ata do të merrnin gjysmën e Malit të Zi, gjysmën e Maqedonisë dhe në veri të Greqisë”, paralajmëroi Dacic.

Simbas tij, kremtimi i datëlindjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton ditë ma parë në Prishtinë, “është i vetmi vend në botë ku festohet, përveç në shtëpinë e tij”.

Kjo asht, simbas tij, dëshmi se shqiptarët “kanë mbet mbrapa me kohën”.

“Koha ka ndryshuar. Ajo që ata mendojnë, nuk ka asgjë prej saj”, tha Dacic. /kp

Shperndaje në: