Haradinaj merr ‘bekimin’ e Gjermanisë për ushtrinë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka prit në zyrën e tij Komisionerin Parlamentar të Gjermnisë për Forcat e Armatosuna, Hans-Peter Bartels.

Haradinaj ka thanë se komisionarin e ka njoftue për procesin e tranzicionit të FSK’s dhe për dialogun e Kosovës me Serbinë.

“Populli dhe institucionet tona janë thellësisht mirënjohëse për rolin historik të forcave gjermane në Kosovë. Komisionerin Parlamentar gjerman për Forcat e Armatosura, Hans-Peter Bartels, e njoftova për procesin e tranzicionit të FSK-së dhe domosdoshmërinë e përkrahjes së Gjermanisë në fazën përmbyllëse të dialogut dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës”, ka thanë Haradinaj.

Ndërkohë, kreu i Qeverisë e ka çmuar Gjermaninë si partner strategjik në integrimin në Evropë dhe NATO.

Shperndaje në: