Faza finale e dialogut, Lugina pret me u përfshie në proces

shqiprim arifi

Faza finale e dialogut Kosovë- Serbi, pritet me fillue në muejin Shtator të këtij viti.

Ashtu edhe siç asht paralajmërue, në këtë muej pritet me u takue Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vucic.

E njana ndër temat kryesore të diskutimit pritet me qenë edhe çashtja e kufijve, konkretisht bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën.

Pikërisht për këtë arsye, përfaqësues të Luginës po kërkojnë përfaqësim në fazën finale të dialogut.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thanë sot për lajmi.net se ata janë në pritje që Lugina me u përfshie në dialog.

Siç thotë ai, nëse nji gja e tillë nuk ndodh qysh në fillim të procesit, asht shumë e mundshme që kjo me u implementue në vazhdën e procesit.

“Unë jam ende duke pritur që Lugina e Preshevës të përfshihet në dialog. Në qoftë se jo prej startit, atëherë afat mesëm duhet të jetë pjesë. Unë mendoj që është e domosdoshme për arsye se krijon një far lloj standardi normal, pasi që nga e Serbisë Gjuriqi është pjesë e dialogut, dhe kështu është një marrëveshje xhentelmenësh mes burrave që mos të kemi një përfaqësim në dialog i cili është i dyfishtë në standard”, ka thanë Arifi.

Shperndaje në: