Prifti serb e ‘godet’ me këtë deklaratë politikën e Vucic’it

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjic thotë se fushata mediatike kundër tij asht planifikue në mbledhjen e Këshillit për Siguri Kombëtare e mbajtun ditë ma parë në Beograd.

Ai thotë se qëllimi i kësaj fushate asht pregaditja e terrenit për referendumin mbi Kosovën dhe të shmangies së vëmendjes së opinionit nga thelbi i çashtjes.

“Dorëzimi i pjesës më të madhe të Kosovës është projekt shtetëror, në pjesën më të madhe i mbështetur në ideologjinë e akademikut Dobrica Qosiq, të përshkruar në librin “Kosova” nga viti 2004, ndërsa “regjimi aktual, si trashëgimtar i ideologjisë dështuese të Qosiqit synon ta detyrojë popullin serb që përmes referendumit t’i bëjë vetvetes amputim territorial e shpirtëror”, ka thanë Janjiq për gazetën e Novi Sadit ‘Danas’.

Janjic ka dalë kundër idesë së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic për ndamjen e Kosovës në vija etnike dhe kufizimin me të.

Shperndaje në: