Hoxha fton qytetarët me i njoftë rregullat e lëvizjes së lirë, çka duhet me ditë për Schengen (foto)

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka theksue se “jemi të përkushtuem me informojmë secilin qytetarë për lëvizjen e lirë, të drejtat dhe obligimet por edhe rreziqet nga mosrespektimi i këtyne rregullave”, tue shpërnda edhe dy fletëpalosje për rregullat e lëvizjes së lirë.

Postimi i saj në Facebook:

“Respektimi i rregullave, është parim thelbësor në zonën Shengen.

Ne jemi gati të jemi pjesë e vlerave integruese evropiane, të lëvizim të lirë në zonën Shengen, duke respektuar të gjitha rregullat.

Ne jemi të përkushtuar ta informojmë secilin qytetarë për lëvizjen e lirë, të drejtat dhe obligimet por edhe rreziqet nga mosrespektimi i këtyre rregullave.

Andaj, t’i mësojmë dhe t’i respektojmë rregullat për lëvizjen e lirë!

Ju ftoj që këtë fletëpalosje, ta shpërndani edhe për miqtë Tuaj. Faleminderit!”

 

Shperndaje në: