Prizren, 26 vjeçari humb jetën në pishinë

Nji 26 vjeçar ka humb jetën sot në nji pishinë në Prizren njofton Policia e Kosovës.

Viktima asht gjetë sot i mbytun nga punëtorët deri sa po pastronin pishinën.

Policia ka njoftuar se nuk dihet koha e saktë dhe kur ka ndodh rasti dhe si ka ndodhë rrethanat e humbjes së jetës së 26 vjeçarit, por njisitë relevante janë tue hetue rastin.

Komunikata e plotë e policisë:

Rreth orës 18:49 minuta, Policia e Prizrenit është informuar për gjetjen e trupit të pajetë të një mashkulli i cili dyshohet se ka humbur jetën derisa po lahej në një pishinë në rrugën “Kukësi” në Prizren.

Sipas informatave të para, viktima i vitlindjes 1992 është gjetur nga punëtorët kur kanë shkuar për ta pastruar pishinën.

Nuk dihet koha e saktë se kur ka ndodhur rasti dhe as rrethanat. Njësite relevante të policisë po merren me hetimin e rastit.

Shperndaje në: