Flet edhe Shpendi: Amerikanët kanë ndryshue qendrimin për Kosovën

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmetin ka reague mbas deklaratës së Këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton rreth shkëmbimeve të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Simbas Ahmetit, deklarata e këshilltarit amerikan se ‘ata nuk kanë me pengue shkëmbimin e territoreve në qoftë se pajtohen Serbia dhe Kosova’ asht tashma dëshmi se qëndrimi amerikan për dialogun dhe zgjidhjen Kosovë-Serbi ka ndryshue.

“Nuk duhet të lejohet as edhe një takim i palëve pa u taku Kuvendi dhe pa diskutu platformë e ekip negociator. por, Kuvendi i Kosovës ende në pushim!!!”, ka shkrue kreu i PSD’s në Facebook’

Shperndaje në: