Nji lajm i papritun nga Chelsea!

Pronari i Chelsea, Roman Abramovich, e ka punësue nji bankë nga New York, Raine Group, për pregaditjen e shitjes së ekipit, raporton The Sunday Times.

Banka e ka vlerësue Chelsean 2 miliardë e 200 mijë euro. Megjithatë, asht ende e paqartë nëse krejt ekipit ka me qenë për shitje, apo vetëm nji pjesë e akcioneve.

Rusi Abramovich e kishte ble ekipin londinez në vitin 2003 për 155 milionë euro. Por, tash ai dëshiron ta shesë Chelsean mbasi që mendon se nuk mundet me konkurrue me pasuninë e ekipeve si Manchester City dhe Paris Saint-Germaini.

Shperndaje në: