Haradinaj: Ndryshimi i kufijve nënkupton luftë, qe veç kujna i konvenon

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritë qëndrimin e tij se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton luftë.

Në nji intervistë për “The Irish Times” ka thanë se nëse hapen sërish çashtjet të cilat veç se janë mbyllë, kjo njikohësisht do të shkaktonte edhe lufta të reja.

“Kjo do të thoshte luftë. Nëse i rihapim çashtjet për të cilat veç jemi pajtue, pra ta rihapim të kaluemen, dhe hapja e të kaluemes në regjionin tonë nënkupton edhe hapje të luftave të reja”, ka thanë Haradinaj.

Ndërsa i pyetun se kujt do t’i konvenonte ndamje e territoreve, Haradinaj asht përgjigjigjë shkurtë.“Vetëm nji njeriut, Putinit”.

Shperndaje në: