Fatmir Limaj flet për akuzën e ryshfetit tre milionësh

Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili njiherit asht edhe zavendëskryeministër i vendit asht deklarue lidhun me akuzën e ryshfetit tre milionësh.

Zavendëskryeministri Limaj, e ka mohue secilin pretendim të kësaj bisede. Ai ka thanë shkurt se kurrë në jetë nuk e ka takue Ilir Krasniqin dhe as që e njeh personalisht.

“Kurrë nuk e kam takue. Kurrë nuk kam bisedue për këto çashtje. Të gjitha këto pretendime janë të pavërteta”, ka thanë Limaj për Insajder.

Nji audioincizm i bamë në mënyrë të msheftë nga Milaim Zeka, hedh dyshime të randa mbi Fatmir Limajn dhe punën e tij si ministër.

Incizimi i bisedës mes deputetit të Nismës, Milaim Zeka dhe ish-partnerit të tij të biznisit me viza, Ilir Krasniqi, zbulon detaje të errëta të nji takimi në mes Limajt, aso kohe ministër i Transportit dhe dy biznismenëve gjermanë të interesuen për të investue në Kosovë.

Në atë takim, simbas Ilir Krasniqit, Limaj ju kishte kërkue tre milionë euro ryshfet në mënyrë që t’ju lehtësoheshin procedurat e investimeve dy biznismenëve gjermanë. Do të investohej në nji fabrikë me qymyr.

Shperndaje në: