Gerard Depardieu akuzohet për përdhunim

Aktori i njoftun i Frances, Gerard Depardieu, akuzohet për përdhunim dhe ngacmim seksual nga nji aktore franceze. Akuzat e randa ndaj 69-vjeçarit francez me shtetësi ruse, u dorëzuen zyrtarisht në polici nga aktorja e re 20 vjeçare, e cila kishte shku ne shtepine e aktorit per konsulta.

Simbas agjencionit holandez te lajmeve BNO News, qe citon zyrtaret francez, ne Paris ka nis nji investigim sepse vajza i ka thane policise se ajo asht dhunue dy here ne dy raste te ndryshme.

Gazeta Le Parisien shkruen se vajza ka shkue ne policine e qytetit Lambesc, ne jug te Frances, te Hanen qe shkoi, tue deklarue ne polici se asht dhunue seksualisht ne shtepine e Depardieu’s ne Paris, ne datat 7 dhe 13 Gusht te ketij viti. Rasti mandej ju ka dergue investiguesve ne Paris.

Depardieu mohon ‘absolutisht’ gjithçka, thote avokati i tij Herve Temime per agjencine e lajmeve AFP.

 

Shperndaje në: