Dy vjet nga arrestimet për sulmin në Kuvend, procesi në pikën ‘zero’

Sot janë ba dy vjet qysh kur Policia e Kosovës kishte nisë nji akcion për arrestimin e disa aktivistëve të Vetëvendosjes si të dyshuem për sulmin me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që kishte ndodh tri javë ma parë.

Gjashtë persona ishin arrestue me 30 Gusht 2016, ndërsa nji prej tyne ishte lirue mandej në mungesë provash.

Njani nga të arrestuemit ishte edhe Astrit Dehari, i cili vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren dy muej ma vonë.

Katër aktivistët tjerë, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi e Egzon Haliti u përballën dhe u dënuen nga gjykata e shkallës së parë nën akuzat për terrorizëm.

Dy prej këtyne aktivistëve, Frashër Krasniqi e Adea Batusha tashma e kanë braktisë Vetëvendosjen dhe kanë kalue në Partinë Social Demokrate.

Disa muej ma vonë, Gjykata e Apelit e ka kthye rastin në rigjykim, ndërsa të arrestuemit janë lirue nga paraburgimi, ndërsa ende nuk ka nji datë të rifillimit të këtij procesi gjyqësor.

Shperndaje në: