Aktakuzë ndaj veteranit me dokumente të fallsifikueme

S.H. kishte arritë me mashtrue Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, konkretisht Departamentin për Familjarët e Dëshmorëve, të Invalidëve të Luftës dhe të Viktimave Civile, Zyra në Pejë, për t’u futë në listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai kishte arritë m’i fallsifikue dokumentacionet që i nevojiteshin për të qenë pjesë e skemës pensionale dhe i veteranëve të luftës, të cilat mandej i kishte dorëzue në Departamentin për Familjarët e Dëshmorëve, të Invalidëve të Luftës dhe të Viktimave Civile në Pejë, në Mars të këtij viti.

Megjithatë, mashtrimi i S. H. nuk ka zgjatë shumë, mbasi ai mbrenda 2 muejsh asht hetue dhe ndaj tij asht ngritë aktakuzë për dy vepra penale: “Fallsifikim i dokumentit zyrtar” nga Neni 398, par. 1 i KPRK dhe për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga Neni 403, par. 1 i KPRK.

Gazeta “Zëri” ka sigurue nji pjesë të kësaj aktakuzë të ngritun nga Prokuroria Themelore në Pejë, me 1 Qershor të këtij viti, kundër të pandehurit S.H.

Shperndaje në: