Cili asht ushqimi ma i mirë për trunin simbas shkencës?

Truni

Gjanat e shijshme jo gjithmonë janë të shnetshme dhe anasjelltas.

Ky asht edhe rasti i bajameve.

Ato përmbajnë shumë vitamina dhe elementë të tjerë që ju ndihmojnë të jeni të shnetshëm dhe të bukur njikohësisht.

Qe çka i ndodh trupit tuej nëse hani disa bajame gjatë nji dite:

Rregullon kolesterolin;
Bajamet bajnë pjesë te lista me 5 produkte që rregullojnë nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
Përmirësojnë flokët;
Bajamet përmbajnë vitamina dhe minerale shumë të nevojshme për rritjen e flokëve, tue i ba ato të shnetshme dhe të bukura.
Shmangin smundjet e zemrës;
Për shkak se kanë në përmbajtjen e tyne antioksidantë, magnez dhe koper, bajamet ndihmojnë shndeten e zemrës tue shmangë smundjet e ndryshme.
Ngadalësojnë rrudhat;
Bajamet përmbajnë magnez, i cili ndihmon në prodhimin e kolagjenit, nji proteinë që ndihmon likurën.
Ndihmojnë për humbjen e peshës;
E kemi ndigjue vazhdimisht tue na thanë kur jemi me dietë që duhet të konsumojmë bajame. Studimet shkencore kanë provue se njerëzit që hajnë bajame çdo ditë kanë nji trup ma të mirë dhe nuk shtojnë në peshë.
Ndihmon me përmirësimin e aktivitetit të trunit;
Konsumi i rregullt i bajameve përmirëson memorien, për shkak të vitaminës E që përmban dhe acideve të shnetshme.

Shperndaje në: