Biseda telefonike mes Bill Clinton dhe Hashim Thaçit mbas nënshkrimit të marrëveshjes (dokument)

Indeksonline ka sigurue nji letër të plotë të shkëmbimit të mesazheve në vitin 1999, përkatësisht 25 Qershor, në mes të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkueme, Bill Clinton dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, asokohe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë letër, Clinton kishte përgëzue Thaçin për demilitarizimin e UÇK’s, tue e sigurue atë se ka me ofrue siguri dhe mbrojtje për popullin e Kosovës.

Ma poshtë mundeni me lexue transkriptën e përkthyem të komunikimit mes tyne:

Presidenti Clinton: Urime për nënshkrimin e marrëveshjes për demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Jam shumë i kënaqur që kjo ndodhi po në ditën kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova.

Thaçi: Faleminderit. Është një nder që ju na përgëzoni për çmilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Ky është edhe suksesi juaj. Për ne ka qenë një kompromis për hir të punës ndaj paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

Presidenti Clinton: E di. Dhe unë jam mirënjohës për këtë. Unë mund t’ju siguroj se do të bashkëpunojë plotësisht për të sjellë siguri, një forcë lokale të policisë dhe vetëqeverisje të vërtetë për popullin e Kosovës. Kjo është njëditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Jam shumë i kënaqur që kemi arritur të ndryshojmë kursin e spastrimit etnik në Kosovë.

Thaçi: Ky proces është gjithashtu për shkak të përpjekjeve tuaja. Ne kemi qenë në të kaluarën të angazhuar në procesin e paqes. Mund të garantojmë se do të respektojmë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave në Kosovë. Ne jemi të angazhuar për të sjellë liri, paqe dhe demokraci në të gjitha grupet etnike në Kosovë. Ne gjithashtu do të punojmë për një ekonomi të lirë dhe të hapur. Biseda e jonë sot do të jetë nxitje e këtyre qëllimeve.

Presidenti Clinton: Deklarata juaj për respektimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave të drejtave është shumë e rëndësishme. Pas vuajtjeve të popullit të Kosovës, për ju që të merrni rolin udhëheqës në këto çështjedo të thotë t’ua dëshmoni të gjithëve se do të kemi një të ardhme të mirë. Millosheviq nuk është si të tjerët. Ne do të kemi një të ardhme të mirë. Unë pres që të takohem me ty dhe të ju admirojë për udhëheqje.

Thaçi: Faleminderit z. President. Tani ‘beteja’ që na pret tani është t’i kthejmë refugjatët, të rindërtojmë vendin, ngritja e një shoqërie civile dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe pluraliste.Dhe ne do ta bëjmë këtë përmes mekanizmave tanë, por edhe me ndihmën dhe përkrahjen tuaj. Ju uroj suksese në jetë dhe punën tuaj

Shperndaje në: