A don Lugina me ju bashkue Kosovës? Flet kryetari i Preshevës

shqiprim arifi

Idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë nuk e mbështesin as vetë drejtues të komunës së Preshevës, kryetari i së cilës, Shqiprim Arifi i përkah ma së shumti planet që kjo zonë m’u bashkue me Kosovën, por jo nji skenar i cili kishte me përfshie që në këmbim, Serbisë me ju dhanë pjesë të tjera të vendit.

Arifi e artikulon qartë mendimin e tij: një Kosovë në kufijtë aktual e pranuar prej mbi 100 shteteve të botës, është në interesin e Preshevës. Në qoftë se bazohemi në referendumin e vitit 1992, kërkesën e shqiptarëve të luginës për të pasur një autonomi territoriale politike, me të drejte bashkimi me Republikën e Kosovës, dhe në qoftë se ndërkombëtarët e mbështesin një gjë të tillë, pa shkëmbim territoresh dhe pa efekte anësore, atëherë ne jemi dakord, ishte mesazhi i tij.

Por vetëm kaq. Shqiptarët e Preshevës e kanë tregue se i nxenë nji ide bashkimi, por në fund, janë të interesuem ma s’pari për stabilitet.

Çdo shkëmbim territoresh, simbas Arifit, kishte me pasë efekte anësore dhe banorët atje kishin me pasue ma shumë të tjerët.

Këtu Arifi citon të kaluemen tue kujtue, se për ata, nuk asht kujdes askush, shkruen lajmi.net

Në këtë drejtim, sqaron ai, nji Kosovë me integritetin e saj territorial, ashtu siç asht pranue deri tash asht në interesin tonë.

Asht në interesin tonë me u pranue edhe në OKB kështu siç asht, sepse dhe për neve, vazhdon ai, nji Kosove e tillë në të ardhmen, ka me qenë ma e fuqishme.

Shperndaje në: