Bugajski për shkëmbimin e territoreve: OK, nëse mbahet referendumi

bugajski

Debati i javëve të fundit për arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerësohet si hap pozitiv nga njohësi i çashtjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski.

Në nji deklarim për Televizionin Publik të Kosovës, Bugajski deklaron se diskutimi mbi kufijt asht temë rezultatin e së cilës nuk mundet me parashikue askush, tue pas parasysh faktin se secili nga shtetet e Ballkanit ka çashtje të tilla.

“Mendoj se po hyjmë në ujëra të turbullta ku rezultatet nuk mund të jenë të parashikueshme. Nuk kam asgjë specifike kundër ndarjes, por duhet pasur parasysh disa kushte që duhet plotësuar. Me fjalë të tjera, marrëveshja e plotë nga të dy palët, njohja e pavarësisë së Kosovës si dhe referendumi apo në njëfarë mënyre një lloj dakordimi nga publiku që shkëmbimi territorial të jetë i mundur. Mendoj se nëse kjo ndodh në mënyrë dypalëshe dhe është marrëveshje e plotë do të ishte në rregull, do të mund të pranohej por problem është rreziku për shkaktim të problemeve politike në Kosovë dhe Serbi dhe do të mund të shkaktonte nisjen e reagimeve për ndryshime territoriale në Ballkan, andaj ky do të ishte rrezik edhe më i madh’, tha Bugajski.

Të kujtojmë se çashtjen e referendumit për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë që mundet me përfshi edhe shkëmbimin e territoreve, e ka përmend edhe Presidenti Hashim Thaçi.

Shperndaje në: