Veseli: Kurrë pazare për Mitrovicën, Lugina mundet me ju bashkue Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thanë se askush nuk mundet m’i cenue kufijt e Kosovës, mbasi ato janë garantue nga gjaku i dëshmorëve të kombit.

“Askush nuk i cenon kufijt e Kosovës. Na duhemi me punue bashkë që t’i forcojmë ato, t’i forcojmë simbolet e shtetit. Shteti i Kosovës asht i shejt, sovraniteti dhe integrimi asht i shejt”, ka thanë Veseli.

Ai asht shprehë se duhet marrë parasysh në çdo moment multietniciteti i Kosovës dhe në të njajtën kohë edhe obligimi që ky shtet ka ndaj shqiptarëve që jetojnë anembanë botës.

Veseli ka theksue se ma së shumti duhet mendue për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Ata janë vllaznit tanë. Kemi me punue fuqishëm që ata ose të jenë në shtetin tonë të pamvarun dhe sovran, Republikën e Kosovës, ose domosdoshmënisht Serbia t’i respektojë ata ashtu siç i respektojmë na serbët këtu”, ka theksue tutje ai.

I pyetun nga “TV Besa” për mundësinë egzistuese që Mitrovica të bahet pjesë e naj pazari me Serbinë, Veseli asht përgjigjë se “kurrë nuk ka me pasë pazar me Mitrovicën”.

“Mitrovica asht e shejt. Ata që vetëm e çojnë ndërmend me folë për pazar me Mitrovicën, ata janë vetë që ndjellin të keqen për Kosovën. Unë, presidenti i Kosovës dhe kryeministri jemi të vendosun ta çojmë përpara Kosovën. Do të punojmë bashkënisht për Mitrovicën, asht pjesa e Lagjes së Re në lumin Ibër, dhe në të njajtën kohë shqiptarët dhe serbët do të jetojnë në nji qytet të bashkuem”, ka përfundue ai.

Shperndaje në: