Veseli: Kufijtë e pamvarësisë nuk preken

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklarue se marrëveshja përfundimtare me Serbinë ka me qenë e pranueshme vetëm nëse kufijtë e Kosovës janë ata të pamvarësisë dhe vendi merr ulëse në Kombet e Bashkueme.

Ai ka nënvizue se sovraniteti dhe integriteti i vendit nuk munden me u prek dhe se Kosova nuk ban kompromis për çashtjet e mbrendshme të saj.

“Marrëveshja finale të cilën do ta ketë Kosova me Serbinë nuk ka asnjë alternativë pa e pasur njohjen e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me sovranitetin dhe integritetin territorial që e ka me 17 shkurt 2008. Sovraniteti dhe integriteti territorial i 17 shkurtit të 2008 është i pacenueshëm si pozicion yni negociues”, asht shpreh Veseli, per Klan Kosova.

Shperndaje në: