Zbuloni kush ban gjumë ma të keq, mashkujt apo femnat

Mënyra se si jetojmë ka ndryshime mes mashkujve dhe femnave.

Dallimet janë shumëplanëshe dhe nji prej tyne asht edhe tek gjumi.

Hulumtuesit kanë zbulue se femnat përgjithësisht bajnë gjumë ma të keq se mashkujt.

Sociologët Ruppanner Lea dhe David J. Maume kanë arritë në konkluzion se mashkujt dhe femnat e përjetojnë në mënyrë të ndryshme edhe momentin e pushimit.

Çrregullimet në gjumë përjetohen ndryshe në mvarësi të seksit që njerëzit i përkasin sipas sociologëve.

Femnat zakonisht bajnë gjumë ma të keq se mashkujt të cilët nga ana e tyne, e shohin gjumin si “ilaç” për të “shërue” lodhjen e për me qenë gati për punë ditën tjetër.

Ndërkohë, gratë kanë detyrimet e tyne edhe natën kur duhet të kujdesen për fëmitë shkruen noa.al.

Përfundimisht, gratë kanë stresin e detyrimeve familjare gjatë gjithë kohës, e kjo nuk i len ato me ba gjumë të qetë.

Por, sociologët kanë arritë në përfundim se ky fenomen i gjumit te gratë po shkon drejt zbutjes te shoqënitë ma të emancipueme.

Cilësia e gjumit përmisohet me kushtin që koncepti i barazisë gjinore njeh zhvillime të matejshme.

Shperndaje në: