Hoxhaj: Presidenti ka mandat me udhëheqë politikën e jashtme

Enver Hoxhaj

Zavendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në nji deklarim për media në hollin e Kuvendit të Kosovës ka thanë se ekipi negociator i Qeverisë ka me përfaqësue vetëm interesat shtetnore.

Ai ka shtue se qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës asht se territori i vendit asht i pandashëm, dhe si i tillë, marrëveshja që arrihet me Serbinë duhet gjithsesi me u ratifikue në Kuvendin e Kosovës.

“Ekipi Negociator do t’i përfaqësojë interesat shtetërore. Territori i Kosovës është i pandashëm dhe ky është qëndrimi i PDK-së. Marrëveshja duhet të ratifikohet në të dy kuvendet, beteja nuk është në Kuvendin e Kosovës, beteja është Brukseli dhe Nju Jorku, dhe kjo nuk është betejë elektorale”, ka thënë Hoxhaj.

“Në vitin 2006 kam qenë në opozitë dhe në atë kohë Thaçi dhe ne kemi marrë pjesë në një proces të udhëhequr nga Fatmir Sejdiu dhe tani shtrohet pyetja se kush i mbron interesat shtetërore. Zoti Thaçi ka mandat ligjor dhe kushtetues që ta udhëheq politikën e jashtme, dhe dialogu është pjesë e politikës së jashtme, ne ne këtë delegacion do të jemi unik në mënyrën e përfaqësimit”, tha Hoxhaj.

Kujtojmë se seanca për votimin e ekipit negociator të Qeverisë asht shty për në orën 18:30.

Shperndaje në: