Nji pako 34 dollarë, ky asht vendi me çmimin ma të shtrejtë të cigareve

Çmimi i cigareve në Australi nga 1 Shtatori asht rrit përsëri për herë të dytë këtë vit.

Nji pako mesatare prej 25 cigareve në këtë vend asht shtrejtue nga 25 në 28,25 deri 33,90 dollarë.

Kjo i bjen se mesatarisht nji australian që pi nji pako cigare në ditë, për nji muej duhet me nda rreth 922 dollarë, ose 100 dollarë ma shumë se ma parë.

Çmimet e cigareve në Australi janë dyfishue që nga viti 2008 deri më sot dhe janë ma të shtrejtat se kudo tjetër në botë.

Nji pako cigare ‘Marlboro’, për shembull, në këtë vend kushton 27 dollarë, në Britani të Madhe kushton 16.67 dollarë australianë, SHBA 9,51 dollarë dhe në Vietnam 1.47 dollarë.

Nji familje mesatare në Australi shpenzon ma shumë për duhan se sa për pushime, mjete motorike, ushqim, energji elektrike, telefon dhe internet.

Shperndaje në: