Japonia goditet nga tajfuni ma i fortë në 25 vjet (video)

Japonia asht godit nga tajfuni ma i fuqishëm në 25 vjet.

Zyrtarët paralajmërojnë ma shumë se 1 milion njerëz për m’u evakuue nga shtëpitë e tyne.

Typhoon Jebi zbarkoi në perëndim të vendit, tue sjellë shi dhe erë të fortë me shpejtësi deri në 216 km/h.

Nuk ka raportime për viktima dhe stuhia pritet me u dobësue ndërsa vazhdon me lëvizë në të gjithë vendin.

Stuhia filloi në ishullin Shikoku rreth mesditës të së Martës (në orën lokale) dhe pastaj u shpërngul në të gjithë ishullin ma të madh të Japonisë, Honshu.

Ka paralajmërime për dallgë të nalta, përmbytje dhe rrëshqitje dhenash.

Tajfuni ka lanë tashma dheta mija shtëpi pa energji elektrike dhe autoritetet ju banë thirrje njerëzve me lëvizë drejt zonave të sigurta.

Qinda fluturime, udhëtime me tren e tragete janë anulue.

Ujnat përmbytën Aeroportin Ndërkombëtar Kansai në Osaka.

Universal Studios Japan, nji park argëtues popullor pranë Osaka, u mbyll

Kryeministri Shinzo Abe thirri nji takim urgjent dhe u bani thirrje njerëzve me ndërmarrë veprime për me mbrojt jetën e tyne, përfshi evakuimin.

Agjencia e motit të Japonisë ka paralajmërue për rrëshqitje të tokës, përmbytje dhe erna të forta, si dhe batica e tornado në zonat e prekuna.

Vendi asht godit rregullisht nga stuhitë e mëdha dhe kjo verë asht përballë me nji nga motet ma ekstreme.

Në Korrik, rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet masive, ma të këqijat në dekada, vranë ma shumë se 200 vetë.

Kjo u pasue nga temperatura të nalta vdekjepruese.

Shperndaje në: