Arifi: Bashkë në dialog kishim me qenë ma të fortë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së Hanës, propozoi emnat e ekipit negociator për dialogun e lehtësuem nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhanieve me Serbinë.

Në krye të këtij ekipi u propozue Zavendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njiherësh kryetar i Partisë Nisma Socialdemokrate.

Zavendëskryesues ka me qenë Zavendëskryeministri tjetër, Enver Hoxhaj, ndërsa anëtarë kanë me qenë: Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi e Mahir Yagcillar.

Avni Arifi i cili asht shef i bisedimeve në nivel teknik dhe njiherësh anëtar i grupit për lajmi.net ka thanë se asht e vështirë me parapa se si kanë m’u udhëheqë bisedimet nga ky delegacion.

“Është vështirë me paragjyku se si do të shkoj ky proces, megjithatë një delegacion i votuar në parlament është shumë me rëndësi”, ka thanë ai.

Arifi shprehet se kishte me qenë e dëshirueshme që edhe opozita me qenë prezente në Kuvend dhe me votue për ekipin dialogues qeveritar.

“Do të ishte e dëshiruar shumë që edhe opozita të i kishte përfaqësuesit e vet dhe sot të votohej’”, ka thanë Arifi.

Tutje ai theksoi se kishin me qenë ishin edhe ma të fuqishëm nëse kishin me punue pozitë e opozitë në këtë ekip.

“Unë besoj se në këtë proces do të ishim shumë ma të fortë po qe se do të ishim bashkë’’, përfundon Avni Arifi.

Shperndaje në: