Zbuloni, a ju ban mirë nji gotë venë në ditë?

Nji gotë venë në ditë e shnetshme?

Gaboheni! Nëse justifikoheni me faktin se nji gotë alkool në ditë nuk ju damton, përkundrazi ju ban mirë për shnetën.

Mbani shënim: nuk ka asnji sasi të sigurt në konsumimin e alkoolit, as edhe nji gotë!

Nji studim i ri global, i publikuem në revistën shkencore ‘Lancet’, ka konfirmue të dhanat e nji studimi paraprak, i cili ka tregue se nuk ka ‘zonë të sigurt’ të konsumimit të alkoolit.

Studiuesit pohojnë se konsumi i moderuem i alkoolit mundet me mbrojtë organizmin kundër smundjeve të zemrës, por gjetjet tregojnë se kjo nuk vepron si mburojë për kancerin dhe smundjet e tjera.

Studimi ka marrë në analizë 195 vende.

Pimja e përditshme e sasisë ‘standarde’ të alkoolit prej dhetë gramësh, e barabartë me nji birrë të vogël, nji gotë venë ose nji gotë me 30 ml pije të nxetë, rrit rrezikun e zhvillimit prej ma s’paku nji nga 20 smundjeve të lidhuna me alkoolin.

Në pamje të parë, rreziku nuk duket i madh, por në nivel global merr nji dimension tjetër.

Shperndaje në: