Hahn: S’ka marrëveshje e as nuk përfundon dialogu të Premten

Komisioneri i zgjanimit të BE’s, Johannes Hahn, nuk pret nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe  Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, që të Premten me arritë marrëveshje.

Hahn nuk pret marrëveshje në raundin e ri të dialogut, dhe thotë se rruga drejt marrëveshjes ka me marrë disa muej.

Ai gjatë vizitës së tij në Tiflisit, tha se në raundin e ri të dialogut nuk presin ndonji ‘finalizimin’, për shkak se asht shumë herët.

Ai thotë se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit ka me zgjatë disa muej, dhe thekson se të dy palët duhet me vazhdue me punue për nji marrëveshje.

Simbas tij, ka shumë ma tepër pyetje që duhet me u zgjidhë lidhun me debatin e fundit publik, i cili ka qenë korrigjimi i kufinit.

Shperndaje në: