‘Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan?’ tryeza e cila i ban bashkë liderët

Sot mbahet tryezë diskutimi me liderë politikë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës rreth idesë së fundit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në tryezën “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan?” ka me u diskutue për qëndrimin e partive politike të Kosovës rreth kësaj ideje, koston e nji opcioni të tillë për Kosovën si dhe të ardhmen e aseteve ekonomike e strategjike të Kosovës që gjenden matanë lumit Ibër.

Folës në kete takim kanë me qenë: Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK’s; Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK; Albin Kurti, kryetar i LVV, Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanovcit; Fehmi Beja, kryetar i Komunës së Medvegjës; Nenad Rashic, kryetar i PDP; Fatmir Limaj, kryetar i NISMA Social Demokrate; Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK’s, si dhe deputetë, ish-deputetë dhe përfaqësues të shoqnisë civile.

 

Shperndaje në: