Haradinaj për televizionin serb: Kufijtë s’janë nën autoritetin e Presidentit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thanë se fuqitë e Presidentit të Kosovës janë të qarta dhe se territoret dhe kufijtë nuk janë nën juridiksionin e tij.

“President i Kosovës, Hashim Thaçi përfaqëson vendin, territoret dhe kufijtë nuk janë nën autoritetin e presidentit. Kjo është pjesë e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës dhe kjo është kategoria kushtetuese. Në vendin tonë kushtetuta respektohet”, ka thanë Haradinaj për TV Prva, përcjell lajmi.net.

I pyetun nëse ekziston nji mundësi që Kosova me pranue nji Demarkacion siç asht thanë edhe nga Presidenti serb, Aleksandar Vucic, Haradinaj ka theksue se nji gja e tillë asht e pamundun.

“Është një deklarim shumë i gabuar. Kemi kaluar tashmë tragjeditë e viteve 90-ta. Ne kemi këto kufij, ndoshta nuk jemi të kënaqur me këta kufij por nëse nuk i respektojmë çfarë do ndodhë atëherë”

Shperndaje në: