Brnabic: Serbët me mbeshtetë Vucic’in në zgjidhjen për Kosovën

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic ka thanë se ende nuk kanë asgja konkrete dhe të gatshme sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

“Tani për tani asgjë nuk është në tryezë, por ne duhet të gjejmë një kompromis”, ka deklarue Brnabic për televizionin ‘Aldazar’.

Brnabic ka thanë se nuk e dinë nëse zgjidhja për Kosovën ka me u gjetë shpejtë mbasi kjo mvaret nga shumë faktorë.

Ajo ka theksue se dëshiron që sa ma shpejt me u gjetë nji zgjidhje mbasi konflikti i ngrimë nuk i shërben askujt.

E pyetun rreth korrigjimit të kufjive me Kosovën, ajo ka thanë se nuk mundet me folë për nji gja të tillë tue shtue se gjithçka duhe tme u zgjidhë përmes nji kompromisi.

Kryeministrja serbe ka shtue se pret që qytetarët serbë me qëndrue mbas Presidentit të tyne, Aleksandar Vucic dhe konfliktin me lanë mbas.

Shperndaje në: