VV injoron PSD’n e Shpend Ahmetit, nuk i çon ftesë për organizim të protestave

Për vite me radhë kanë qenë së bashku në nji parti dhe kanë organizue protesta e aktivitete së bashku.

Por, Vetëvendosje ka injorue Partinë Social Demokrate, e formueme nga disa ish-anëtarë të Vetëvendosjes tue mos i ba ftesë për organizim të përbashkët të protestës, ashtu siç i bani LDK’s.

Vetëvendosje në mbledhjen e kryesisë të mbajtun sot, ka vendosë me organizue protesta kundër udhëheqjes së dialogut me Serbinë nga presidenti Thaçi.

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje sot mbajti mbledhje të jashtëzakonshme të udhëhequr nga kryetari Albin Kurti. U shqyrtua gjendja politike, kriza institucionale dhe loja e rrezikshme e Presidentit Hashim Thaçi. Pas diskutimeve të anëtarëve të kryesisë u mor vendim që të ftojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës për organizimin e përbashkët të protestave dhe të fillojmë përgatitjet për to. Nga kryesia e Vetëvendosjes ngarkohen kryetari, Albin Kurti, nënkryetari Besnik Bislimi, nënkryetarja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, dhe, kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, që të vendosin kontaktet dhe të zhvillojnë takim me udhëheqjen e LDK-së”, thuhet në komunikatën e VV’s.

Kjo parti nuk ka dhanë sqarime pse nuk e ka ftue PSD’n, ndërsa qe deri tash nuk ka pasë asnji reagim as nga LDK.

Shperndaje në: