Në prag të vizitës së Vucic’it në Kosovë, kështu Vulin fyen shqiptarët

Ministri serbi Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha sot se institucionet e Prishtinës nuk duhen me mendue me zbatue forcën ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic,, mbasi kjo simbas tij, do të merrte nji përgjigje të qartë.

Reagimet e tij vijnë mbas deklaratave të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, se ai kishte me shkue në të njajtën mënyrë si Marko Djuric nëse arrin pa leje.

“Ata e dijnë mirë se ardhja e Vucicit në Kosovë asht nji vizitë historike që do të përkrahë serbët, prandaj do të kërkojë nji mënyrë me parandalue atë. Çdo ide e nji përpjekjeje për të përdorë forcën ndaj presidentit të Serbisë dhe komandantit suprem të ushtrisë serbe do të vinte në nji përgjigje të qartë. Unë nuk do të këshilloja Prishtinën të mos mendojë për këtë. Vucic ka me ruejt paqen, si dhe serbët në Kosovë, pamvarësisht nga Prishtina“, tha Vulin në nji deklaratë për media.

Vulin ka fye shqiptarët tue thanë se, “‘shiptari’ trimnohen” kur janë larg Vuçicit, ndërsa në bisedime edhe para kamerave sillen ndryshe, transmetojnë mediat serbe.

Shperndaje në: