5 këshilla për femnat që masturbojnë (kujdes, foto +18)

Iryna Ivanova

Mundet me qenë nji temë tabu, por simbas nji sondazhi të realizuem, rreth 70% e femnave masturbohen rregullisht, 50% e tyre e bajnë pa marrë parasysh nëse kanë partnerë apo jo, ndërkohë që vetëm 10% e femnave shprehen se nuk e kanë ba kurrë këtë. Përveç se ofron kënaqësi, masturbimi ka edhe efekte të mira për shnetën te femnat, si reduktimi i stresit, lehtëson dhimbjet menstruale, ju ban të flini ma mirë dhe shumë të tjera.

Femnat nuk janë të ndame në çika të mira dhe të këqija, mirëpo edhe ato që nga pjesa dërrmuese e shoqnisë cilësohen si “ma të mira”, edhe ato masturbojë, por intv.al ju sjell 5 gjanat që femnat bajnë gabim kur masturbohen, simbas Cosmopolitan.



Shkrimi nga intv.al

1-E provoni shumë fort

Nëse ndiheni nën presion për të arritur rezultatin e pritur, ka shumë pak gjasa që ta përjetoni atë, thotë Dr.Pierce. Në fund të fundit, masturbimi duhet të jetë i pari dhe më kryesori në lidhje me kënaqësinë sesa të arrijë orgazmën sa më shpejt të jetë e mundur. Pra mundohuni të mos mendoni për qëllimin përfundimtar por përqëndrohuni të prekni veten në një mënyrë që ju bën të ndiheni mirë.

2-Prisni deri kur të vjen koha e gjumit

Mund të jetë koha më e mirë sepse atëherë jeni vetëm dhe keni mendime “të këqija” në mendje por ndonjëherë mund të jeni shumë të lodhura dhe do jetë shumë e vështirë të arrihet rezultati.

3-Nuk bani ushtrimet Kegel

Njerëzit janë mëse të kënaqur me benefitet e ushtrimeve Kegel por seriozisht vetëm pasi t’i bëni ato pjesë të rutinës tuaj të përditshme do e kuptoni sa të rëndësishme janë. Këto ushtrime ndihmojë gratë që të rifitojnë kontrollin mbi fshikëzën e urinës pas lindjes, por edhe shtojnë intensitetin e orgazmave. Bëhet fjalë për ushtrime të muskujve të legenit, të cilët, sikur muskujt të tjerë në trup, nëse nuk janë aktivë mund të humbin fuqinë e tyre. E kur të bëni ushtrimet Kegel, do e keni shumë të lehtë kur të masturboheni.

4-Nuk ndiheni të sigurta në atë që po bani, si jepni të drejtë vetes

Nëse keni probleme gjatë masturbimit, ndodh sepse ndiheni fajtore. Hiqeni këtë kompleks dhe lejojeni veten të masturboheni, sepse s’po bëni asgjë të keqe.

5- Seksualiteti juej asht i mvarun nga partneri

Arsyeja pse disa femra mendojnë se nuk “lejohen” të masturbohen vetë, më shumë mundësi ndodh sepse këtë përgjegjësi ia kanë kaluar vetëm partnerit të tyre. Nëse doni ta bëni vetë, hiqeni partnerin nga mendja dhe eksploroni seksualitetin tuaj.

Shperndaje në: