Trump i shkruen Presidentit maqedon, ka nji porosi të preme!

Me rastin e ditës së Pamvarësisë së Maqedinosë, Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, ju asht drejtue Presidentit maqedonas me anë të nji letre.

Trump ka shkrue se Maqedonia ka shumë arsye për me qenë krenare, tue vu theksin në marrëveshjen e Prespës të arritun në mes të Greqisë dhe Maqedonisë për emnin.

Presidenti amerikan ka thanë se marrëveshja hap rrugë për anëtarësim të vendit në NATO dhe BE e anëtarësimi në NATO siguron ma shumë stabilitet dhe paqe për vendin dhe rajonin.

“Maqedonia ka shumë arsye sivjet të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës e zgjidh kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe e hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do t’i përforcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në tërë rajonin.”

Në fund, Trump ka thanë se SHBA asht e gatshme me mbështetë Maqedoninë në bisedimet për anëtarësim në NATO.

”SHBA-ja është e gatshme ta mbështesë Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet në vijim për anëtarësimin Tuaj në NATO. U uroj çdo të mirë qytetarëve të Maqedonisë në këtë ditë të veçantë”, ka shkrue Trump në urimin, të publikuem sot nga Ambasada amerikane në Shkup.

Shperndaje në: