Pasanikët e botës – Hong Kong zbret nga froni New York’un

Qyteti që ka mas shumti pasanikë në botë nuk asht ma New York’u.

Atij që njihet ndryshe si “Big Apple”, apo “Molla e madhe”, ju asht dasht me ja dorëzue fronin Hong Kongut, destinacioni i ri i miliarderëve.

Vitin e kaluem, numri i individëve me llogari marramendëse bankare që preferojnë qendrën financiare aziatike asht trefishue, tue mbërri në 10 mijë.

Personat e klasifikuem si superpasanikë janë ata që vlejnë 30 milionë dollarë e naltë.

Besohet se ky ndryshim i randësishëm preferencash ka ardhë si pasojë e bumit që po përjeton tregu i akcioneve në Hong Kong dhe lidhjet e tij financiare me ekonominë e fuqishme kineze.

Rritja e shpejtë e kësaj të fundit ka tërheq nji numër të madh të pasunive në rajon.

Por, vet qytetet kineze nuk kanë mujt me u ba pjesë e renditjes së zonave që preferohen ma shumë nga miliarderët, e shpjegimi për këtë asht i thjeshtë: pasunia kineze nuk asht e përqëndrueme në rajone të veçanta, por asht e shpërndame në të gjithë vendin.

Në tanësi, sidoqoftë, Shtetet e Bashkueme vazhdojnë me mbetë shteti ma i preferuem nga super të pasunit dhe janë shtëpi e gati nji të tretës së ma të pasunve të globit.

Renditja e 10 kryeqendrave botnore te pasanikëve:

Hong Kong
New York
Tokio
Los Angeles
Paris
Londër
Chicago
San Francisco
Washington DC
Osaka.

Shperndaje në: