Lugina me sy nga negocitat Kosovë-Serbi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë ndjek zhvillimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Tue prit nëse ka me u folë për ta në Bruksel, ata shpresojnë që ka me qenë temë e bisedimeve herët a vonë.

Shefi i zyrës për Kosovën, Marko Djuric, tha se Kosova rren dhe ka me futë tema siç asht Lugina e Preshevës, për të cilën nuk mundet me u folë.

Kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi, beson se bashkimi i tyne asht ende në agjendën, pamvarësisht kundërshtimeve.

Ai thotë se shqiptarët kanë tentue me u integrue në Serbi, por kjo nuk ka funkcionue.

Fakti që krejt shqiptarët duen bashkim me Kosovën, flet vetë.

Shqiptarët besojnë se dialogu ka me vazhdue në mënyrë paqësore dhe se ideja e tyne ka me qenë në tavolinë.

Shperndaje në: