Blici serb: Senatori amerikan ka me çue në Beograd mesazhin e SHBA’ve për Kosovën

Të Hanën dhe të Martën Senatori amerikan, Ron Johnson ka me qëndrue në Serbi ku pritet me i përcjellë mesazhet e Presidentit amerikan, Donald Trump rreth marrëveshjes në mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruen gazeta serbe Blic.

Simbas gazetës, kjo nuk asht vizita e parë në Beograd për këtë senator të ‘misioneve speciale’.

Në Serbi ai ishte në Fror të këtij viti kur Kosova ishte në fokus, pastaj Presidenti serb, Aleksandar Vucic i kërkoi atij me ndihmue në stabilizimin e rajonit tue i kërkue shqiptarëve të Kosovës me qenë gati për kompromis.

“Marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të jetë e drejtë për të gjitha palët dhe e ardhmja e të gjithëve duhet të merret parasysh”, kishte thanë Johnson.

Tutje shkrimi thotë se ky Senator amerikan ishte në Beograd gjatë kohës kur Moska po e hapte qendrën ruse në Nish.

Ai kishte deklarue se nji gja e tillë nuk asht e mirë për Serbinë tue e ba të qartë se ishte nji paralajmërim  nga Washingtoni.

Vizita e Johnson në Beograd thuhet se ka me u ba për me finalizue nji marrëveshje të mundshme mes serbëve dhe shqiptarëve.

Johnson ka qëndrue në Kosovë gjatë ditës së Dielle.

Ai ka theksue se zgjidhja në mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka me qenë e lehtë mirëpo beson se ka dëshirë të sinqertë për me gjetë nji zgjidhje.

Shperndaje në: