SBASHK: Qeveria heshti ndaj kërkesave tona, tash kemi me hy në grevë të përgjithshme

SBASHK’u ka kërkue korrigjimin e projektligjit për rroga, në mënyrë që punëtorët e arsimit e kulturës me pasë vend meritor, tue paralajmërue se në të kundërtën veprimet sindikale kanë me u përshkallëzue pa përjashtue edhe grevën e përgjithshme në arsim e kulturë.

Në nji deklaratë për media, SBASHK kritikon MASHT dhe drejtoritë komunale të arsimit për heshtjen e tyne rreth projektligjit për rrogat dhe njiherësh ju ban thirrje me ju bashkue kërkesave të kësaj sindikate për zgjidhjen e problemeve në sektorin e arsimit përmes dialogut.

“Ata më shumë pëlqejnë heshtjen dhe të bërit sehir kur SBASHK-u zhvillon angazhime dhe paralajmëron për veprime sindikale e pastaj dalin dhe shprehen se kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime, por se MASHT e DKA-të janë kundër grevave. Një deklarim të njëjtë e kanë edhe Këshilli i prindërve dhe një pjesë e shoqërisë civile, që kërkojnë nga SBASHK të mos shkohet në greva, por të zgjidhen mundësi tjera për të cilat do ta kenë përkrahjen”, thuhet në deklaratë.

“SBASHK-u provoi të shtunën që duke mos humbur as edhe një sekondë të mësimit të shpreh kundërshtimin ndaj projektligjit për pagat që është degradues e nënçmues për punëtorët e arsimit e kulturës dhe iu drejtua publikisht Kryeministrit dhe Qeverisë që Qeveria të hënën heshti ndaj kërkesave që SBASHK-ut i ngriti në protestën e së shtunës , por nuk e thanë një fjalë e as nuk e bën më të voglin angazhim as MASHT, as DKA-të e as Këshilli i Prindërve”, thuhet ma tej në deklaratë .

SBASHK’u paralajmëron se ka me ndërmarrë veprime të tjera sindikale e që nënkuptojnë edhe grevën e përgjithshme që ka me paralizue tanë sistemin arsimor dhe atë të kulturës.

Shperndaje në: