Vucic: S’ka marrëveshje me Kosovën pa SHBA’të, Gjermaninë dhe Rusinë!

Presidenti serb, Aleksandar Vucic asht takue sot me senatorin amerikan, Ron Johnson.

Aty ai ka fol për marrëveshjen Kosovë-Serbi si dhe kontributin e SHBA’ve në arritjen e saj.

Megjithatë, Vucic bani të ditun që pikëpamjet e senatorit Johnson për Kosovën ndryshojnë me të tij, shkruejne mediat nga Beogradi.

“Dua të falenderoj presidentin Trump, zëvendëspresidentin Pence si dhe Senatorin Johnson, i cili dëshiron t’i dëgjojë pikëpamjet e Serbisë dhe Beogradit. Ne jo gjithëherë kemi të njëjtat pikëpamje, mirëpo sërish po flasim për këtë”, ka thanë Vucic në nji konferencë për media.

Siç bani të ditun ai, së bashku me senatorin janë pajtue me pasë ma shumë ndërhymje dhe ndihmesë nga shtetet e regjionit dhe botës në çashtjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën.

E vëmendja kryesore shkoi tek pyetja për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Aty Vucic u përgjigj se nuk ka marrëveshje me Kosovën pa SHBA’të, Gjermaninë dhe Rusinë.

“Nuk mendoj që do të ketë një marrëveshje pa SHBA-të, Gjermaninë apo Rusinë. Çdo marrëveshje është e vështirë, gati e paarritshme, por duhet të japim gjithçka për të. Mendoj që edhe fuqitë e mëdha duhet ta stimulojnë këtë dialog”, ka thanë Vucic.

Siç tha Vucic, Rusia ka qenë gjithmonë në anën e Serbisë, ashtu siç kanë qenë SHBA’të dhe Gjermania në anën e Kosovës kur asht shpall pamvarësia.

Kjo simbas tij asht nji arsye se pse duhet me u arritë nji marrëveshje e kënaqshme për të gjitha palët.

Shperndaje në: