Kryetari i Preshevës: Nëse na keqpërdor Thaçi, e vraftë buka!

shqiprim arifi

Kryetar i Preshevës Shqiprim Arifi, asht pyet nëse asht i vetëdijshëm se ai dhe liderët tjerë të Luginës munden me u keqpërdor nga Presidenti Thaçi në përpjekjet për ndryshimin e kufijve.

Arifi, ka thanë se asht i relaksuem mbi këtë gja, mirëpo thotë se nëse e bajnë këtë atëherë “e vraftë buka”.

“Unë jam krejt i relaksuar për këtë gjë, por nëse ndodh ashtu, atëherë si thonë pleqtë tanë ‘e vraftë buka”, tha ai për nji televizion lokal.

Arifi ka thanë se me të dhe preshevarët nuk mundet me luejt askush.

“Me preshevarët nuk mund të luaj askush. S’ka mundur të luaj askush”, tha ai.

Shperndaje në: