Fitore e ambël e Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ (video)

Kosova ka debutue në mënyrën ma të mirë të mundshme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

‘Dardanët’ kanë shënue fitore të pastër ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve.

Kosova triumfoi 2:0, ku dy gollat i gjeti në pjesën e dytë.

Ekipi i Bernard Challandes nuk bani paraqitje të mirë në pjesën e parë, por shëprtheu në 45 minutëshin e dytë.

Fillimisht shifrat u zhbllokuen nga Arbër Zeneli në minutën e 50, i cili realizoi me nji goditje precize mbas disa lëvizjeve mashtruese në zonë.

Golli i dytë erdhi mbas vetëm katër minutave nga Atdhe Nuhiu.

Deri në fund golla nuk pati, kështu që Kosova shijoi fitoren e parë në këtë kompeticion.

Me këtë trepikësh, Kosova avancon në Grupin 3 me 4 pikë mbas dy ndeshjeve.

 

Atmosferë madheshtore – Kosova shënon dy golla ndaj Ishujve Faroe (video)

 

Kosova ka zhbllokue rezultatin ndaj Ishujve Faroe.

Gollat i realizuen Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu.

Rezultati tash asht 2:0.

Shperndaje në: