Shqipnia ‘gjunjëzohet’ me 2 golla nga Skocia (video)

Skocia mposhti sonte Shqipninë me rezultatin e përgjithshëm 2-0 në ‘Hampden Park’, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barabartë, mbasi të dyja skuadrat nuk i finalizuen siç duhej rastet që kishin.

Në fillim të pjesës së dytë Skocia kalon në avantazh me gollen e Naismith.

Në minutën e 68′ Naismith shënon gollen e tij të dytë në këtë sfidë, tue gjunjëzue Shqipninë në Glasgow.

Kështu skuadra e Panuccit largohet krye-ulun nga Skocia mbas kësaj humbje.

Shperndaje në: