Lansohet analiza e Pulsit Publik, rinia pesimiste për të ardhmen

Programi i Kombeve të Bashkueme për Zhvillim (UNDP) ka me lansue raportin Analizë e Pulsit Publik mbi çashtjet e rinisë.

Lansimi i raportohet bahet sot prej orës 11:00.

Ky studim shqyrton perceptimet, qëndrimet dhe pritjet e të rijve lidhun me kënaqshmëninë e tyne me çashtjet si migrimi, arsimi, punësimi, marrëdhaniet ndëretnike dhe pikëpamjet për të ardhmen në Kosovë.

Për qëllimet e këtij studimi, në Kallnor të vitit 2018, asht zhvillue nji anketë me nji numër të përgjithshëm prej 452 respodentësh kosovarë të moshës prej 14 deri 35 vjet.

Për ma tepër, janë anketue shtatë fokus grupe me 82 respodentë nga Prizreni, Gjilani, Mitrovica, Graçanica, Mitrovica e veriut, Peja, dhe Prishtina.

Rezultatet tregojnë se pjesa ma e madhe e respodentëve janë pesimist lidhun me të ardhmen e Kosovës, përderisa shumica prej tyne konsiderojnë se mungesa e rasteve për punësim, varfnia, nepotizmi dhe korrupcioni janë sfidat kryesore të perspektivës së tyne në Kosovë.

Shperndaje në: