Scott për ndryshimin e kufijve: Krejt çashtjet janë të hapuna

Ambasadori amerikan në SHBA, Kyle Scott, ka thanë sot se nji zgjidhje e përhershme mes Kosovës dhe Serbisë asht ende e arritshme, dhe se të gjithë akterët në regjion duhet me punue në drejtim të arritjes së saj.

Scott marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës e cilësoi si të nji randësie të veçantë mbasi që simbas tij, ajo siguron paqen dhe stabilitetin e Ballkanit.

“Mendoj që një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është ende e mundur, dhe shpresoj që liderët e regjionit do të shkojnë më tutje në këtë drejtim sepse kemi një mundësi të mirë që të ndërtojmë një regjion të bazuar në paqe, stabilitet dhe prosperitet”, tha ai.

Tutje, Scott nuk përjashtoi as mundësinë e bashkëpunimit mes SHBA’ve dhe Rusisë në drejtim të arritjes së nji marrëveshje të qëndrueshme mes Prishtinës dhe Beogradit.

Simbas tij, Rusia dhe SHBA’të kanë mospajtime mirëpo të dy vendet janë të gatshme me bashkëpunue për interesa të përbashkëta.

“Kur jemi te çështja e sigurimit të stabilitetit, mendoj që interesat tona përputhen”, ka thanë Scott.

Scott  u pyet edhe për qëndrimin e SHBA’ve për idenë e korrigjimit të kufijve, apo atë të ndryshimit të tyne, për të cilën tha se ky asht nji proces i hapun dhe se ma e randësishmja asht me u arritë nji marrëveshje mes palëve.

“Ky është një proces i hapur, mendoj që është një periudhë e mirë që ky problem të zgjidhjet një herë e përgjithmonë”, përfundoi Scott.

Kujtojmë se senatori amerikan, Ron Johnson, gjatë ditës së djeshme deklaroi se SHBA’të nuk kanë vija të kuqe në lidhje me çashtjen e Kosovës, ashtu siç ka Gjermania.

Shperndaje në: