Hoxhaj: SHBA dhe BE me garantue zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Zavendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Në margjina të këtij forumi, Zavendëskryeministri Hoxhaj ka takue Zavendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanovic, zavendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Terens Quick, si dhe personalitete të tjera që po marrin pjesë në këtë forum.

Në takimin me Palmer, Hoxhaj ka theksue rolin dhe randësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkueme të Amerikës për fazën finale të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj tha se marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet me pasë garancë të zbatimit si nga Bashkimi Europian, ashtu edhe nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

 Postimi i Hoxhajt

Shperndaje në: