Kryetari i Preshevës në RROKUM: Mos na përdorni vetëm për foto! (emisioni i plotë)

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, në nji intervistë për emisionin ‘DIREKT! me Dimal Basha’ në Televizionin Rrokum, ka folë gjanë e gjatë për idenë e bashkimit te Luginës se Preshevës me Kosovën.

Ai ka thanë se synim i tyne asht me bashkue dhe me rahatue popullin e tyne me Kosovën, por ai ka thanë se ata fillimisht po kërkojnë qe Kuvendi i Kosovës me miratue nji rezolutë për bashkimin me Kosovën.

Arifi ka thanë se kërkesa e tyne për nji draft-rezolutë asht vetëm nji kërkesë, e cila nuk ka synim me u imponue.

“Neve s’duhet me na përdorë vetëm për foto, por na dojmë veprime konkrete sa i përket takimeve lidhun me këtë temë”, tha Arifi.

Zoti Arifi per opoziten kosovare ka thanë se asht i dëshperuem me qendrimin e tyne karshi kërkeses se tyne për bashkim me Kosovën.

Arifi ka folë edhe për shumë çashtje tjera, por për ma shumë shihne videon e plotë.

Intervista e plotë:

Shperndaje në: