Analisti serb: Serbia e ka të qartë se Kosova nuk asht pjesë e saj

Profesori i Shkencave Politike, Dragan Simeunovic ka thanë se asht e qartë se Serbia ka heq dorë nga ideja se Kosova asht krahinë autonome e saj.

Në televizionin serb ‘Prva’ analisti Simeunovic ka komentue vizitën e senatorin amerikan në Serbi, Ron Johnson.

“Është shumë e rëndësishme që senatori Johnson erdhi në Beograd dhe solli mesazhin se negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojnë. Po ashtu ai solli edhe udhëzimet për vazhdimin e negociatave. Është e qartë se Serbia ka braktisur idenë se Kosova është krahinë autonome e saj. Në anën tjetër kuptohet se shqiptarët nuk duan të heqin dorë nga pjesa e Serbisë Jugore”, ka deklarue Simeunovic, përcjell lajmi.net.

Simbas tij, Johnson asht tue i dhanë udhëzime të dyja palëve për me vazhdue në njifarë mënyre negociata të frytshme.

Sa i përket ndikimit të Rusisë ai ka thanë se ajo ka ambicie në rajon dhe nuk asht e vështirë me u konkludue se ruejtja e rezolutës 1244 asht e dobishme për Rusinë.

Shperndaje në: