Shaqiri i kundërpërgjigjet serbëve: Nuk tutem prej askujt, kam me ardhë në Beograd


Xherdan Shaqiri me Liverpoolin me 6 Nandor do të udhëtojnë në Beograd për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës.

Tifozët serbë do t’i pregadisin nji “mirëseardhje të nxehtë”, shkruen Liverpool Echo.

“Nuk tutem aspak. Kam lexue disa shkrime. Por, unë po shkoj atje me luejt futboll. Unë nuk tutem prej askujt”, ka thanë Shaqiri, i cili mbahet mend nga serbët për gollin që ia dha Serbisë në Botnorin e Rusisë dhe festimin me shqiponjë.

Shperndaje në: