Alarmante – Kanceri ‘ka me vra rreth 10 milionë njerëz’ vetëm këtë vit!

Kanceri ka me vra afro 10 milionë njerëz këtë vit, thonë ekspertët, tue paralajmërue se barra globale e smundjes po rritet, përkundër parandalimit ma të mirë dhe diagnozës së hershme.

Rreth 18.1 milionë raste të reja me kancer pritet me u regjistrue gjatë gjithë vitit 2018 dhe ato kanë me rezultue me rreth 9.6 milionë vdekje, thuhet në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.

Shifra paraqet rritje nga 14.1 milionë rastet e reja me kancer dhe 8.2 milionë vdekjet e raportueme në vlerësimin e fundit të agjencisë, gjashtë vjet ma parë.

Në raportin e fundit, Agjencia thotë se nji fokus i shtuem në parandalimin – tue inkurajue njerëzit me ushtrue, me lanë duhanin dhe me hangër ushqime të shnetshme – ka çue në ranie të llojeve të caktueme të kancerit në disa grupe të popullsisë, por, megjithatë, thuhet në raport, numri i përgjithshëm i rasteve të reja po ec përpara përpjekjeve për me frenue smundjen.

“Këto shifra të reja theksojnë se mbetet shumë për t’u bërë për të adresuar rritjen alarmante të kancerit në nivel global. Parandalimi ka një rol kyç për të luajtur”, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin., Christopher Wild.

Organizata Botnore e Shëndetësisë ka thanë ma herët se pret që smundja e kancerit me qenë shkaku kryesor i vdekjeve në shekullin 21./REL

Shperndaje në: