Pastërtia në shkolla, lexoni katër këshilla për nxanësit

Nji nga mënyrat që njerëzit smuren asht nëpërmjet mikrobeve.

Mikrobet janë gjallesa shumë të vogla për me u pa me sy, të cilat munden me shkaktue smundje.

Ato grupohen në disa grupe, tue përfshi bakteret dhe viruset.

Disa nga këto baktere dhe viruse munden me na smue shumë randë.

Ato munden me u transmetue nga nji nxanës te tjetri nëpërmjet prekjes së gjanave të ndotuna me mikrobe.

Nji nga masat ma të randësishme për higjenë të mirë në shkolla asht lamja e duerve.

Duart duhen la para dhe mbas pregaditjes dhe konsumimit të ushqimit në shtëpi ose shkollë, para dhe mbas përdorimit të tualetit ne shkollë, mbas kollitjes apo teshtitjes në mjediset e klasave, mbas trajtimit/hedhjes së plehnave.

Hapi 1: Lagni duart me ujë dhe shkumojini me sapun.

Hapi 2: Fërkoni të dy duart për të paktën 20 sekonda. Pastroni kurrizin e duarve, kyçet, hapësirat mes gishtave dhe nën thonj.

Hapi 3: Shpëlani duart.

Hapi 4: Lërini duart të thahen duke i tundur në ajër, ose thajini me leter higjienike.

Nëse nuk e dini që peshqiri është i pastër, është më mirë ti thani duart në ajër.

Shperndaje në: