Punëtorët e Postës protestojnë para ndërtesës së Qeverisë

Kryesia e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe Kryesia e Shoqatës Sindikale ‘Postieri’ kanë ba të ditun se mbas tri dite të grevës së përgjithshme, punëtorët e ndërmarrjes publike Posta  e Kosovës kanë me mbajtë sot protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Protesta mbahet me qëllim të realizimit të kërkesave të punëtorëve të Postës.

Kërkesat e punëtorëve të postës janë që Qeveria me kry urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar.

Po ashtu Qeveria t’ja mundësoi Postës me marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe ma gjanë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndamja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës).

Si dhe kërkesa e fundit e tyne asht realizimi i rrogave për të gjithë punëtorët e Postës së Kosovës.

Shperndaje në: